Këtë vit, në ndryshim me vitet e tjera, nxënësit nuk patën mundësinë që të festojnë 7 Marsin së bashku me mësuesit e tyre për shkak të situatës nga Covid-19. Për këtë arsye, Senati i Shkollës Nehemia ka vendosur që nëpërmjet një videoje falenderuese të tregojë vlerësimin për punën e tyre të palodhur dhe t’u urojë të gjithë mësuesve gëzuar 7 Marsin!