Organizatat e NG Team

NG Team është një organ bashkëpunues organizatash të pavarura ligjërisht. Ne ekzistojmë dhe bashkëpunojmë në mënyrë që të përmirësojmë jetët dhe komunitetet e njerëzve në nevojë duke i fuqizuar ata në çdo nivel të shoqërisë.

 

 

Nehemiah Gateway Services (NGS)

www.ng.team

Zyrat në Nuremberg dhe Berlin, të cilat koordionojnë shumëllojshmërinë e projekteve të NG Team në nivel ndërkombëtar, janë gjithashtu pika kontakti për donatorët dhe mbështetësit. Këto zyra janë edhe një mirëmbajtës rrjeti informativ për fushat e politikës, biznesit, përfaqësuesit e vendeve ku NG operon, etj., duke i ftuar ata të jenë pjesëmarrës aktivë. 

Organizata e mëparshme Nehemiah Gateway gGmbH u shkri në vitin 2019, në organizatën aktuale NGS gGmbH. Arsyeja e vetme për këtë vendim ishte që të mund të thjeshtësoheshin puna dhe transaksionet ditore të organizatës. 

NGS gGmbH, e cila është një kompani jo-fitimprurëse e limituar ka investuar financiarisht në të gjithë punën e NG Team. Kjo përfshin edhe administrimin e aseteve dhe operimin e bizneseve trajnuese si “Lindenhof Resort & Events GmbH” dhe “MoHab GmbH”. Kjo mundëson që çdo donacion privat të shkojë atje ku është përcaktuar nga donatori, pa asnjë humbje për shpenzime administrative. 

Drejtor i Përgjithshëm: Arnold Geiger

Nehemiah Gateway Albania (NG AL)

www.nehemiah-gateway.al »


Nehemiah Gateway Albania (NG AL) përshkruan origjinën e punës sonë. Strategjia dhe misioni i NG AL bazohet në përvojën e aspekteve të ndryshme të punës, shpirtërore dhe praktike, si dhe bashkëpunimin e suksesshëm me organizata të tjera të krishtera dhe laike.

Drejtore Ekzekutive: Herolinda Shkullaku

 

Nehemiah Gateway University (NGU)

www.ng-university.org »


Shkolla e Lartë Nehemiah Gateway (NGU) është një institucion i arsimit të lartë me programe të akredituara në tre shtete, metoda dinamike të mësimdhënies dhe me një filozofi të edukimit të orientuar te studentët.

Rektor: Prof. Dr. Dr. hc. Ulli Arnold 
Administratore: Herolinda Shkullaku

Nehemiah Gateway USA (NG USA)

www.nehemiah-gateway.us »


Nehemiah Gateway USA, Inc. është pika e kontaktit për donatorët dhe mbështetësit tanë në Amerikën Veriore dhe Latine. Rrjetet tona të zyrave në SH.B.A. koordinojnë përpjekjet e vullnetarëve dhe logjistikën e udhëtimeve si dhe sigurojnë përgjegjësi për donacionet e përjashtuara nga taksat.

Presidente: Michelle Mann

Nehemiah Gateway Switzerland

office-ch(at)ng.team

 

Që prej muajit Mars 2020 Nehemiah Gateway Switzerland është kujdesur për shumë donator dhe mbështetës në Zvicër. Ata kanë krijuar një rrjet partnerësh dhe gjithashtu ofrojnë këshillime për mënyrat më të sigurta për donacione.

 

President: Kai Uellendahl