Jo të gjithë kemi privilegjin që të kemi një fëmijëri të shëndetshme. 

Shumë fëmijëve në Pogradec, u mungojnë mundësitë fillestare për të patur një zhvillim të suksesshëm. Programi i Shkollës Amaro Tan i trajton këto nevoja nëpërmjet të kujdesurit dhe të mësuarit dhe në këtë mënyrë krijon një ambient të sigurt dhe të dashur për ta.


Kopshti dhe shkolla (nga klasa e parë deri në të nëntën)

Mundësia e një edukimi cilësor në Shqipëri nuk është gjithmonë e mundur dhe kjo gjë sjell probleme të mëdha sociale në shoqëri. Kopshti dhe Shkolla Amaro Tan janë krijuar për t’iu dhënë këtyre fëmijëve një mundësi për një edukim cilësor dhe të ardhme më të mirë, diçka që për ta do të ishte gati e pamundur.  

Amaro Tan ofron edukim dhe përkujdesje sociale falas, si edhe orientim profesional nëpërmjet kurseve të specializuara.


Programe jashtëshkollore  

Përveç programeve shkollore, ne gjithashtu ofrojmë edhe programe jashtëshkollore, në të cilat studentët mund të zbulojnë dhe zhvillojnë talentet e tyre, por dhe të pasurojnë jetët e tyre. Disa nga kurset që ofrohen janë rrobaqepësi, gatim, gjuhë të huaja, zdrukthtari, vizatim, aktrim dhe muzikë. 

Në qendrën tonë në Gjirokastër, ne ofrojmë gjithashtu një program jashtëshkollor, në të cilin nxënësit mësojnë se si të jetojnë një jetë sa më të shëndetshme fizikisht dhe shpirtërisht. 


Punishtja e drurit

Punishtja e drurit tek Shkolla Amaro Tan është e pajisur me të gjitha makineritë për të prodhuar shumëllojshmëri lodrash dhe zbukurimesh prej druri. Ato bëhen me lloje të ndryshme druri si akacie, mollë, bredh, lis etj. Qëllimi i këtij programi është trajnimi i nxënësve në tre fusha të zdruktharisë: dekorime, zdrukthtari fillestare dhe zdrukthtari e avancuar. Të gjitha të ardhurat nga shitjet e produkteve, përdoren për të mbështetur programe të tjera edukative të Shkollës Amaro Tan.

Produktet i gjeni këtu. Për më shumë mbi blerjen apo porosi të veçanta, ju lutemi kontaktoni në: eldian.nasto(at)ng.team 


Mensat sociale

Shkolla Amaro Tan ofron një vakt të ngrohtë, çdo ditë, jo vetëm për fëmijët që janë pjesë e shkollës dhe kopshtit, por edhe për njerëzit e komunitetit, të cilët nuk e kanë këtë mundësi. 


Kampet verore

Gjatë kohës që viti shkollor ka mbaruar, shumë fëmijë detyrohen ta kalojnë pjesën më të madhe të kohës në rrugë ose në shtepi, duke u vendosur përballë me situata të vështira familjare. Amaro Tan ofron kampe verore për t'iu dhënë këtyre fëmijëve një alternativë tjetër. Me një shumëllojshmëri sportesh, lojërash, aktivitetesh edukative etj., fëmijët kanë një mundësi ndryshe si të shpenzojnë stinën e verës.


Të japësh shpresë

Përveç edukimit, Amaro Tan ofron edhe shërbime sociale dhe mjekësore për të gjithë fëmijët dhe familjet e tyre. Këto shërbime ofrohen gjithashtu edhe për njerëzit në nevojë, ku shumica janë të moshuar. Paketa ushqimore, dru zjarri, rroba dimri dhe këpucë janë disa nga të mirat materiale që janë shpërndarë te njerëzit në nevojë të komunitetit.


Mësuesit

Mësuesit e Shkollës Amaro Tan përveç procesit arsimor, kujdesen gjithashtu edhe për jetën sociale të nxënësve. Mësuesit janë si prindër të dytë për këta fëmijë, të cilët vijnë nga situata shumë të vështira familjare. Ata kryejnë vizita sociale në shtëpitë e tyre dhe shpesh këshillojnë prindërit mbi prindërimin, higjienën personale etj. dhe mundohen të jenë pjesë aktive në jetët e tyre.

136

Nxënës

53

Alumni

49%

Ndjekin shkollën e mesme

9%

Ndjekin studimet në arsimin e lartë