Drejtore Ekzekutive

Herolinda Shkullaku

 

Lindur në vitin 1976, në Pogradec

Pas përfundimit të studimeve për gjuhë angleze në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës,  znj. Shkullaku punoi për tre vjet si mësuese e gjuhës angleze dhe asaj gjermane në një nga shkollat e mesme të Rrethit Pogradec dhe më pas në Shkollën Nehemia. 

Prej vitit 2002, bashkëpunimi me Nehemiah Gateway u thellua më tej. Znj. Shkullaku mori përsipër disa funksione si p.sh. Asistente e Kryetarit të Bordit Ekzekutiv, më pas Asistente e Kryetarit të Bordit Mbikëqyrës për një periudhë 6 vjeçare. Njëkohësisht, ajo fitoi përvojë si Drejtuese e Projektit të Gjuhëve të Huaja dhe Forumit Profesional në këtë organizatë. 

Në vitin 2009, znj. Shkullaku u emërua Drejtuese e Qendrës Kombëtare të Nehemiah Gateway Albania, duke koordinuar punën për 9 qendrat lokale në gjithë Shqipërinë si dhe shërbimet qendrore të Burimeve Njerëzore. Gjatë kësaj periudhe, ajo përfundoi me sukses studimet e dyta në Degën Biznes dhe Ekonomi pranë Shkollës së Lartë Nehemiah Gateway.

Në janar 2013, znj. Shkullaku u emërua Drejtore Ekzekutive e Nehemiah Gateway Albania.

Te Nehemiah Gateway Albania, ajo shikon një mundësi për t’i shërbyer vendit të saj, duke ofruar modele dhe duke ndihmuar e fuqizuar njerëzit në nevojë dhe sidomos të rinjtë që në mënyrë të qëndrueshme të ndërtojnë jetët e tyre me dinjitet dhe pavarësi.

Znj. Shkullaku është e martuar dhe ka një djalë.

 


Bordi Mbikëqyrës

Helmut Hauser

Arkitekt

Kryetar: Arnold Geiger

Drejtor i Përgjithshëm i NGS 

Prof. Dr. Goran Rafajlovski

Profesor 

Arlinda Merdani

Projektet Ndërkombëtare dhe Burimet Njerëzore në NGS

 

Gerd Seitz

Këshillues Tatimor dhe Ligjor

 

Eliverta Götz

Kontroll dhe Raportim Financiar në NGS

Kai Uellendahl 

Këshillues Biznesi


Anëtarët e Bordit Këshillues 

Ky bord këshillon drejtimin e organizatës në lidhje me mesazhin dhe orientimin e organizatës. Bordi funksionon si një ekip këshilltarësh dhe avokatësh. Anëtarët janë specialistë nga fusha të ndryshme të shoqërisë, me përvojë të gjatë profesionale, të cilët sigurojnë një mbështetje të gjerë për organizatën dhe kane nje rol honorifik në strukturën e drejtimit.

Kryetare: Anke Neuzerling, M.A.

Gazetare

Prof. Dr. Dr. hc Ulli Arnold

Profesor

Dr. Jonathan Daniel

Drejtues Banke

Jürgen Feldmeier, R.A.

Konsulent ligjor

Roman Fertinger

President i Policisë së Rajonit të Frankonisë së Mesme

Margit Lange

Trajnuese e pavarur

Dr. Andreas Metzger

Ortoped

Prof. Dr. Manfred Spreng

Neuropsikolog

Prof. Dr. Goran Rafajlovski

Profesor

Johannes Selle

Ish Anëtar i Parlamentit Gjerman

Prof. Dr. Harald Seubert

Filozof dhe Profesor