FAQ 

“Si financohet Nehemiah Gateway?”

1.  Donacione

  • Donacione financiare (për vetëm njëherë dhe të rregullta) 
  • Donacione me të mira materiale
  • Punë vullnetare nga ekspertë të fushave të ndryshme profesionale


2. Të ardhura të gjeneruara nga shërbimet tona

Ne kemi mundësinë të krijojmë të ardhura nga shërbime tona të ndryshme. Për shembull në Shqipëri janë tarifat shkollore që sigurohen nga nxënësit, të cilët mund t’i paguajnë ato. Nxënësit me të ardhura të ulëta janë të përjashtuar nga këto tarifa dhe mbështeten nga programe të veçanta.

3. Administrimi i aseteve

Nga administrimi i aseteve tona (nga një aset), ne jemi në gjendje të gjenerojmë një të ardhur të kufizuar dhe kjo nga ana tjetër mbulon të gjitha shpenzimet e përgjithshme dhe shpenzimet administrative.

 

“Si përdoren donacionet financiare?”

Duke qenë se shpenzimet tona operative mbulohen të gjitha nga organizata, kjo mundëson që të gjitha donacionet financiare kalojnë direkt ne projektet tona.

 

“Si përcaktohet shërbesa frymërore e Nehemiah Gateway?”

Organizatat brenda NG Team janë organizata jo-qeveritare që bazohen në vlera biblike dhe me një këndvështrim botëror të krishterë. Dëshira jonë është thjesht që të mund të ndihmojmë njerëzit në nevojë kudo në botë. Ne përpiqemi t’ju shërbejmë njerëzve, pavarësisht orientimit të tyre fetar, prejardhjes etnike apo këndvështrimit të botës.

 

“Përse ka një numër kaq të madh organizatash të ndryshme, që quhen ‘Nehemiah’?”

Të gjitha këto organizata të ndryshme dëshirojnë të shprehin lidhjen e tyre me figurën Biblike me të njëjtin emër, Nehemia, të përshkruar në Dhjatën e Vjetër. Nehemia ka qenë një drejtues unik dhe i jashtëzakonshëm në historinë e popullit të Izraelit, i cili rindërtoi qytetin e Jeruzalemit pas kthimit nga eksodi. Ai ishte iniciatori i sipërmarrjes revolucionare që përfshin jo vetëm rindërtimin e qytetit, por edhe fillimin e një sërë reformash sociale si dhe mbikëqyrjen e edukimit dhe ripërtëritjes frymërore.

 

“Cili është ndryshimi midis organizatave Nehemiah?”

Organizatat e ndryshme mund të dallojnë në shumë drejtime, p.sh. duke u nisur që nga vendndodhja gjeografike ose grupet e interesit, e deri te fokusi kryesor i punës së tyre (p.sh. edukimi, puna sociale etj.).