Identiteti

Nehemiah Gateway Albania është pjesë e Nehemiah Gateway Team.

 Nehemiah Gateway Team është një grup organizatash ndërkombëtare të pavarura ligjërisht me një mision ambicioz:

Të ndihmojmë dhe fuqizojmë njerëzit që në mënyrë të qëndrueshme
të formojnë dhe përcaktojnë jetët e tyre me dinjitet dhe pavarësi

Qëllimet

Aktivitetet tona kanë dy qëllime të rëndësishme:

1. Qëndrueshmëria

Mbi të gjitha, ne duam t'iu ofrojmë njerëzve me nevoja të veçanta sociale, mundësinë për të ndërtuar një ekzistencë të qëndrueshme. Më pas, ata mund të krijojnë, ose të mbështesin një komunitet të qëndrueshëm të mbështetur në norma dhe vlera të sigurta.

2. Të ndihmojmë njerëzit të ndihmojnë vetveten

Duke krijuar dhe mbështetur projektet që kanë për qëllim "Të ndihmojmë njerëzit për të ndihmuar vetveten" në vende të caktuara, ne duam të kontribuojmë në krijimin e kushteve të përshtatshme, duke u dhënë njerëzve, struktura të besueshme edhe brenda vendit të tyre.

Vlerat 

Ne besojme se vlerat janë një themel i rëndësishëm që një individ apo shoqëri të mund të ndihmojë vetveten në mënyrë të qëndrueshme.  

Këto janë vlerat tona themelore:

 

Falja

Nuk është detyra jonë të gjykojmë apo dënojmë njerëzit. Vetëm nëse jemi të gatshëm të dhurojmë dhe pranojmë falje, atëherë ekziston mundësia për një botë më paqësore.

Respekti

Ne respektojmë gjithsecilin, pavarësisht origjinës, moshës, gjinisë, statusit, besimit apo opinionit. Për ne, respekti shkon përtej pranimit dhe tolerancës.

Integriteti

Nëpërmjet mënyrës sonë të jetesës dhe të veprimtarisë ne përpiqemi të jemi të vërtetë dhe të përkushtuar.

Ndershmëria

Ne ndiejmë që në veprimet dhe fjalët tona, jemi të përkushtuar ndaj së vërtetës pa kufizime dhe përpiqemi të jetojmë dhe veprojmë gjithmonë sipas këtyre parimeve.

Dhembshuria

Eshtë e qartë se një nga qëllimet tona është të jemi bamirës dhe të mëshirshëm me të tjerët dhe veten. Bamirësia dhe simpatia nuk mund të fitohen, ato vetëm mund të dhurohen dhe për këtë arsye, ne i japim ato kurdo që është e nevojshme dhe e mundur.

Përkushtimi

Nëpërmjet punës dhe veprimeve tona ne shpresojmë që të frymëzojmë njerëzit për një botë më të mirë ku mbizotëron shpresa, falja dhe dashuria dhe të inkurajojmë të tjerët të shprehin këto vlera në jetën e tyre.

Ne investojmë te njerëzit me:

 

Ndihma sociale dhe mjekësore
Ndihma fizike dhe psikologjike, si dhe mbështetja sociale janë të nevojshme në mënyrë që të aftësojmë njerëzit të kujdesen për vetveten.   

Edukimi
Edukimi është burim për një ndihmë të qëndrueshme dhe të vetëmjaftueshme, si dhe një themel i rëndësishëm për ruajtjen e dinjitetit njerëzor. 

Project Empowerment
Këshillimet dhe mbështetja profesionale mundësojnë që iniciativat të marrin jetë dhe të kthehen në organizata të suksesshme, nëse në themel kanë parimin e qëndrueshmërisë. Ne trajnojmë dhe këshillojmë drejtuesit dhe sipërmarrësit e ardhshëm se si mund të ndihmojnë të tjerët, përtej metodave formale të edukimit në shkollë dhe universitet. 

Implementimi i vlerave themelore
Ne besojmë se vlerat janë një themel i rëndësishëm që një individ apo shoqëri të mund të ndihmojë vetveten në mënyrë të qëndrueshme.

Vendndodhjet

Ne shërbejmë në Shqipëri që prej vitit 1991.  

Aktualisht, ne jemi përqendruar në tre vendndodhje kryesore:

Buçimas


Zyrat qendrore të NG Albania ndodhen në Buçimas, afër qytetit të Pogradecit. Përveç projekteve arsimore, ne shërbejmë edhe në fushën sociale dhe mjekësore. Miqtë dhe vullnetarët kanë një rëndësi të veçantë në organizatën tonë dhe për këtë arsye është ndërtuar edhe një "Shtëpi Miqsh".

Pogradec


Pogradeci është një qytet i vogël në juglindje të Shqipërisë. I vendosur në Pogradec, Projekti Amaro Tan ofron arsim dhe mbështetje sociale për fëmijët romë dhe familjet në nevojë. Gjithashtu, mensa e Amaro Tan u shërben edhe të moshuarve në nevojë.

Gjirokastër


Gjirokastra ndodhet në jug të Shqipërisë. Në Gjirokastër, ne menaxhojmë mensën dhe projektin social, ku të moshuarit në nevojë dhe fëmijët nga komuniteti Rom marrin përkujdesje dhe mbështetje.

Bursat ndërkombëtare 

Ne mbështesim me bursa shumë të rinj nga vende të ndryshme të botës, për të studiuar në Shkollën e Lartë "Nehemiah Gateway" në Shqipëri. Të diplomuarit, zakonisht kthehen në vendet e tyre për të mbështetur organizatat e tyre, të cilat i kanë mbështetur gjatë studimeve dhe shpesh marrin ndihmë fillestare nga NG.

Vendet nga të cilat ata vijnë janë:

  • Afrika 
    Sudani i Jugut, Tanzania, Uganda dhe Ruanda
  • Amerika Latine
    Meksika, Kuba dhe Guatemala
  • Evropa Juglindore
    Greqi 

Zyrat e NG Team 

Gjermani dhe SH.B.A.

  • Nuremberg
    NG Services, Kontumazgarten 3, D-90429 Nuremberg
    Selia qendrore dhe administrative e organizatës është e vendosur në zyrën e Nurembergut.
  • Berlin
    NG Services, Pariser Platz 6a, D-10117 Berlin
    Zyra përfaqësuese në Berlin mban kontakte të ngushta me politikën, ambasadat, OJF-të dhe bizneset.
  • Boulder, Kolorado
    NG USA Inc., 1630 30th St Suite A #345, Boulder, CO 80301-1045
    NG USA u shërben donatorëve dhe mbështetësve në SH.B.A.