Si çdo fundvit, edhe këtë herë nxënësit tanë fitues të projektit Business at school patën mundësinë të përfaqësojnë shkollën tonë në finalet ndërkombëtare të mbajtura në Milano, më datë 17 qershor.

Në këtë garë prestigjioze, ata konkurruan me nxënës nga shkolla të njohura të Londrës, Mynihut, Zvicrës, Milanos dhe Vienës, duke prezantuar planin e tyre të biznesit Biowave — një ide inovative dhe e dobishme për qytetin tonë.

Juria, e përbërë nga profesionistë të fushës së biznesit, vlerësoi lart potencialin e projektit dhe veçanërisht mënyrën e shkëlqyer të prezantimit në gjuhën angleze, duke e cilësuar si një ndër më të mirat nga nxënësit tanë deri më sot.

Çmimin për projektin më të mirë e fitoi shkolla Theresianum e Vienës, me një shpikje interesante: një motor për stand-up paddleboards.

Jemi shumë krenarë për nxënësit tanë që vazhdojnë të na përfaqësojnë me dinjitet dhe pasion në skenën ndërkombëtare!