Në datat 7 deri 11 dhjetor në Korçë u zhvillua olimpiada „Rroke Shkencën” për lëndët: Shkencave Sociale, Biologji-Kimi, Fizikë, Informatikë, Matematikë me pjesëmarrës shkolla nga i gjithë qarku i Korçës. 

Shkolla NEHEMIA mori pjese me nxënësit e gjimnazit në të gjitha disiplinat. Në lëndët biologji - kimi dhe matematikë Shkolla NEHEMIA mori çmimin e parë.

Në informatikë mori çmim inkurajues duke zënë vendin e katërt. 

Si shkollë, nisur nga pozicionet e renditjes dhe çmimet e fituara, morëm çmimin e dytë në rang qarku.

I përgëzojmë nxënësit për këto rezultate; falenderojmë mësuesit për punën dhe angazhimin e tyre dhe u urojmë suksese të mëtejshme!