Nxënësit e Shkollës NEHEMIA nuk janë përqendruar vetëm në arritjet e tyre akademike.

Ata deshirojnë t'u japin ndihmë njerëzve përreth tyre që nuk janë me aq fat sa ata. Kështu, me mbështetjen miqësore të "The Ideas Partnership UK", nga 23 - 27 nëntor ata shpërndanë 60 pako me pajisje të ndryshme shkollore, si dhe një libër leximi, për fëmijët e shkollës në 2 fshatra përreth Pogradecit.

Për më tepër, ata kishin përgatitur 11 pako ushqimore për familjet në nevojë për ato fshatra. Studentët blenë ushqimet, i paketuan ato dhe me mbështetjen e mësuesve të tyre dhe bashkëpunëtorëve të SMI (NG AL)  u drejtuan për në fshatra dhe i shpërndanë ato. Ne falënderojmë "Ideas Partnership UK" që financoi këtë projekt.

"Ndihma për njerëzit në nevojë është dhe do të jetë gjithmonë një nga qëllimet kryesore të studentëve të Shkollës NEHEMIA," tha Frensi Angjo, President i Senatit së Shkollës NEHEMIA.