Edukimi në lidhje me Sigurinë Rrugore u ideua si një nxitje për të përmirësuar edukimin mbi trafikun për të gjithë fëmijët / nxënësit dhe për të tërhequr vëmendjen e publikut, shkollave si dhe autoriteteve kryesore në dijeni të rëndësisë së kësaj detyre. Nëpërmjet këtij trajnimi, NG Albania synon të inkurajojë organet e interesuara për të zgjeruar aktivitetet e tyre me synim promovimin e sigurisë së fëmijëve në rrugë.

Lidhur me këtë, Werner Hoyer ideatori dhe themeluesi i projektit “Siguria rrugore”, projekt i cili zhvillohet në ambientet e NG Albania prej vitit 2014, së bashku me bashkëshorten dhe dy djemtë zhvilluan për tre ditë në ambientet e NG Albania një trajnim tepër të veçantë, fillimisht me mësues të shkollave publike të qytetit dhe komunës Bucimas dhe më pas me nxënës të shkollës së mesme Nehemia.

Trajnimi ka të bëjë me parandalimin e përdorimit te alkolit dhe drogave në jetën e përditshme dhe efektin e tyre kur drejtojmë një mjet.