Kur mendon për programin e Royal Rangers nuk mund të rish pa menduar për natyrën, sfidën, argëtimin, miqtë. Të gjitha këto elementë u gërshetuan kaq bukur fundjavën e kaluar kur ne si grup i Royal Rangers sfiduam veten për t’u ngjitur në pyllin e Drenovës. Mësuese Anila na tha se sfida jonë ishte që të gjithë si grup të arrinim në Gurin e Capit.  

U mahnitëm nga bukuria e natyrës në Drenovë, ishte diçka ndryshe, një thesar i fshehur kaq bukur mes maleve. Mali kishte veshur ngjyrat e vjeshtës dhe dukej mahnitës, çdo pamje ishte e bukur për t’u fotografuar dhe ne e shkrepëm aparatin në çdo kthesë.

Ishte më shumë se tre orë ngjitje, por lodhjen nuk e ndiem ndoshta për shkak të bukurisë që pamë ose ndoshta nga bisedat me shokët e grupit ose ndoshta sepse gjithmonë ishte dikush që na ndihmonte me çantën e shpinës.  Dhe ne ia dolëm, që të gjithë. Mezi po e presim sfidën e radhës. Sa mire të jesh pjesë e Royal Rangers.

Nxënës të Shkollës NEHEMIA.