Nxënësit e Shkollës NEHEMIA organizuan aktivitetin ndërlëndor me temë, jeto shëndetshëm. Në këte aktivitet morën pjesë nxënësit e të gjitha klasave, nga klasa e parë deri tek e dymbëdhjeta. Nëpërmjet prezantimeve në forma te ndryshme si për shëmbull; krijimi i nje fletpalosje dhe reviste, prezantimi me powerpoint dhe aktrimi ata nxorën në pah mënyrat dhe metodat e të jetuarit shëndetshëm.