NEHEMIAH GATEWAY Albania

    
Të reja » 

Të reja

23 Januar 2018 | Një strehë e re

Miqtë tanë nga Kolmbergu i Gjermanisë, të cilët i mbështet N.G., na japin një lajm shumë të mirë: Në Mani të Greqisë, salla shumë-funksionale për brigadën vullnetare të zjarrfikësve është përfunduar! Në qytetin grek të Agios Nikolaos, më shumë se 100 vullnetarë kanë marrë përsipër detyrën e sh?rbimit zjarrfik?s, të emergjencave, të ndihmës së shpejtë në zona malore dhe të qendrës sociale, pasi për këto shërbime nuk ofrohet ndihmë nga autoritetet lokale.

 

Organizata humanitare "Gaia" kishte nevojë urgjente për një strehë për makineritë dhe automjetet, në periudhën e dimrit të ftohtë dhe verës së nxehtë. Për këtë arsye, donatorët dhe mbështetësit nga Kolmberg kanë siguruar fondet e nevojshme për transportimin në Greqi të një salle të parafabrikuar.

 

Ndërkohë që një pjesë e vullnetarëve vendas dhe të huaj punonin në kantierin e ndërtimit, pjesa tjetër shpërndanin ndihma, të mbledhura në Kolmberg. Një kërkesë e paparashikuar nga ana e inxhinierit për një bazament për rezistencë nga tërmeti çoi në një rritje të konsiderueshme të shpenzimeve në 10.000 dollarë më shumë sesa ishte planifikuar fillimisht! Ne ende po kërkojmë mbështetje financiare!

 



Nach Oben