NEHEMIAH GATEWAY Albania

    
Të reja » 

Të reja

11 Februar 2019 | Dhembshuri

Ata e morën vetë iniciativën: nxënësit e klasës së pestë vendosën t’i praktikojnë vlerat që mësojnë në Shkollën e tyre Amaro Tan. Ata vendosën të vizitojnë Nevruzin, një ish-klient i mensës tek Amaro Tan, i cili tani jeton në shtëpinë e të moshuarve. Megjithëse shpesh ata mezi plotësojnë nevojat e tyre bazë për të jetuar, fëmijët mblodhën një sasi të hollash për dhurata të vogla si: lëng frutash, ëmbëlsirë dhe disa rroba. Dymbëdhjetë nxënës, të shoqëruar nga mësuesi i tyre, drejtori i shkollës dhe punonjësja sociale, shkuan në Korçë, në rezidencën e të moshuarve të Fondacionit Kenedi.

 

Nevruzi i priste me padurim. Kur fëmijët arritën, atij iu mbushën sytë me lot. Ai u ngazëllye, kur pa fytyrat plot shkëlqim të fëmijëve që ai i njihte aq mirë. Sigurisht, Nevruzi pyeti gjithashtu se si ishin klientët e tjerë të mensës/ miqtë e tij dhe i mësoi të gjitha të rejat rreth tyre. Në fund të vizitës, të gjithë ishin shumë të lumtur për këtë ritakim dhe për vënien në praktikë të vlerave si dashuria, dhembshuria dhe respekti.



Nach Oben