NEHEMIAH GATEWAY Albania

    

Drejtore Ekzekutive

Herolinda Shkullaku

 

Lindur në vitin 1976, në Pogradec

 

Pas përfundimit të studimeve për gjuhë angleze në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës, Znj. Shkullaku punoi për tre vjet si mësuese e gjuhës angleze dhe asaj gjermane në një nga shkollat e mesme të rrethit Pogradec dhe më pas në shkollën jo-publike NEHEMIA. 

 

Prej vitit 2000, bashkëpunimi me NEHEMIAH GATEWAY u thellua më tej. Znj. Shkullaku mori përsipër disa funksione si p.sh. Asistente e Kryetarit të Bordit Ekzekutiv, më pas Asistente e Kryetarit të Bordit Mbikëqyrës për një periudhë 6 vjeçare. Njëkohësisht ajo fitoi përvojë si Drejtuese e Projektit të Gjuhëve të Huaja dhe Forumit Profesional në këtë organizatë. 

 

Në vitin 2009 Znj. Shkullaku u emërua Drejtuese e Qendrës Kombëtare të NEHEMIAH GATEWAY në Shqipëri, duke koordinuar punën për 9 qendrat lokale në gjithë Shqipërinë si dhe shërbimet qëndrore të burimeve njerëzore. Gjatë kësaj periudhe ajo përfundoi me sukses studimet e dyta në degën Biznes dhe Ekonomi pranë Shkollës së Lartë NEHEMIA.

 

Në janar 2013 Znj. Shkullaku u emërua Drejtore Ekzekutive e NEHEMIAH GATEWAY ne Shqipëri.

 

Te NEHEMIAH GATEWAY ajo shikon një mundësi për t’i shërbyer vendit të saj duke ofruar modele dhe duke ndihmuar e fuqizuar njerëzit në nevojë dhe sidomos të rinjtë, që në mënyrë të qëndrueshme t’u japin formë dhe të përcaktojnë jetët e tyre me dinjitet dhe pavarësi.

 

Znj. Shkullaku është e martuar dhe ka një djalë.

 

Nach Oben