NEHEMIAH GATEWAY Albania

    

Bordi Mbikëqyrës

Arnold Geiger
Kryetar

 

Lindur në 1960 në Bayreuth, Gjermani

 

Pasi ka mbaruar studimet e tij për administrim publik ai ka pasur funksione të ndryshme në policinë federale të Gjermanisë për nëntë vjet. Pasi kishin bërë transportin e ndihmave dhe misioneve humanitare në disa vende si Sudani, Eritrea, Malavi, Etiopia, Rusia, Rumania, Turqia dhe Irani, ai dhe familja e tij vendosën të vinin në Shqipëri pas hapjes së kufijve në 1991, që në mënyrë aktive dhe të qëndrueshme të investonin në plan afagjatë në zhvillimin e shoqërisë shqiptare.

 

Një mori projektesh dhe shërbimesh të të gjitha llojeve morën jetë: ndihma emergjente, mbështetje shpirtërore nëpërmjet kishave, ndihma mjekësore dhe sociale si dhe hapja e institucioneve edukuese nga kopshti deri në një shkollë të lartë.

 

Arnold Geiger është anëtar dhe themelues i një sërë organizatash kombëtare dhe ndërkombëtare. Ai është vlerësuar nga Presidenti i Republikës Federale të Gjermanisë me Kryqin Federal të Meritave për angazhimin dhe përkushtimin e tij të shumëanshëm (Bundesverdienstkreuz am Bande) në 2008. Në 2016 Kreu i Shtetit vlerësoi me dekoratën ‘Nënë Tereza’ z. Arnold Geiger për kontributin e vyer për kombin shqiptar.

 

Arnold Geiger është i martuar dhe ka pesë fëmijë.

Helmut Hauser
Anëtar

 

Lindur në 1950 në Egenhausen / Pjesa veriore e Pyllit të Zi, Gjermani.

 

Pas përfundimit të studimeve për arkitekturë në Universitetin e Stuttgart, Helmut Hauser nisi karrierën e tij në vitin 1976 tek Heuser+Dorner+Partner në Nagold. Si arkitekt dhe partner i ri, ai u mor me projekte të ndryshme të mëdha, kryesisht në fushën e shërbimeve sociale. Në vitin 1984, z. Hauser themeloi zyrën e tij arkitekturore „hauserpartner“ në Egenhausen. Një zyrë tjetër u hap në Berlin në vitin 2004. Personeli i tij prej 22 vetash implementon projektet që nga planimetria e deri te ndërtimi dhe monitorimi në fushat e planifikimit urban, klinika, spitale, kisha dhe ndërtime të ngjashme, institucione arsimore, ndërtesa industriale dhe biznesi, si dhe rezidenca individuale në madhësi të ndryshme. Përveç kompetencave të tyre kryesore që janë kostot dhe menaxhimi i kohës, kompania është e specializuar edhe në zhvillimin dhe implementimin e ndërtimeve me dru.

 

Helmut Hauser ka edhe disa pozicione të tjera vullnetare: anëtar i Këshillit të Komunës, anëtar i Këshillit të Qarkut të qytetit Calw, anëtar i Bordit Mbikëqyrës në Klinikverbund Südwest, anëtar i Bordit Këshillues të „de’ignis-Fachklinik“, anëtar i Bordit të Shoqatës Arkitekturore të Calw-Freudenstadt, zëvendës-kryetar i kryesisë së Shoqatës Ekonomike Gjermano-Shqiptare në Berlin, Kryetar i Shoqatës për Vlera Themelore dhe Mirëkuptim Ndërkombëtar me seli në Berlin, etj. Në 1966, Helmut Hauser bashkëthemeloi grupin muzikor Black-Forest-Brass-Band, në të cilin ai është akoma një trombonist aktiv.

 

Pas udhëtimit të tij të parë në Shqipëri në vitin 1992, ai pati kontakte të shumta me NEHEMIAH GATEWAY në Shqipëri. Ndërsa njihej me vendin dhe njerëzit ai zhvilloi një vlerësim dhe dashuri të thellë për ta. Marrëdhënia u forcua ndër vite, ëndërrat u bënë realitet dhe ata arritën që të realizonin një shumëllojshmëri ndërtesash, si shkolla, një shtëpi miqsh, një kishë dhe ambiente sportive.

 

Helmut Hauser është i martuar dhe ka një vajzë.

Arlinda Merdani, M.A.
Anëtare

 

Lindur më 1982 në Elbasan, Shqipëri

 

Arlinda Merdani ka përfunduar studimet për Gjuhë Gjermane në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan. Krahas kësaj, ajo ka studiuar në Universitetin e Vjenës dhe në Lajpcig, Gjermani. Në shtator 2005, zj. Merdani filloi punë si përkthyese dhe më pas si Asistente e Drejtorit Menaxhues tek Nehemiah Gateway Albania. Gjatë një praktike në Parlamentin Gjerman ‘Bundestag’ dhe gjatë studimeve dhe diplomimit për „Master i Studimeve Europiane” në Universitetin e Lajpcigut në vitin 2010, ajo vazhdoi të punonte vullnetarisht për Nehemiah Gateway. Zj. Merdani kontribuoi në krijimin e zyrave qendrore të Nehemiah Gateway në Nuremberg, duke fituar përvojë në ndërlidhjen me donatorët, menaxhimin e zyrës dhe të burimeve njerëzore, ashtu edhe si punonjëse për mbajtjen e protokollit në takimet e partnerëve.

 

Ajo u përfshi në punën e madhe për hapjen e Shkollës së Lartë Nehemiah Gateway, ku dhe aktualisht jep mësim si lektore e ftuar për lëndën ‘Metodologji dhe Kërkim Shkencor’. Si Drejtuese Operative Globale për Nehemiah Gateway, zj. Merdani është përgjegjëse për zhvillimin e punës së projektit ndërkombëtar N.G. dhe gjithashtu menaxhon zyrën e organizatës në Berlin. Disa nga detyrat e saj kryesore janë edhe zhvillimi dhe kujdesi për programin e bursave ndërkombëtare të Shkollës së Lartë Nehemiah Gateway. Prej tetorit 2017, zj. Merdani ka marrë përgjegjësinë shtesë si Drejtore Ekzekutive e Nehemiah Gateway.

 

Eliverta Muço, M.A.
Anëtare

 

Lindur në vitin 1983 në Pogradec, Shqipëri

 

Eliverta Muço ka përfunduar studimet për ‘Gjuhë Shqipe dhe Letërsi’ në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan. Pas mësimdhënies në një nga shkollat e rrethit të Pogradecit, ajo u bë pjesë e stafit të shkollës Nehemia në Buçimas, Shqipëri dhe më vonë u bë pjesë e grupit të punës për hapjen e Shkollës e Lartë Nehemiah Gateway.

 

Njëkohësisht me punën e saj të mëvonshme si asistente e Drejtorit Menaxhues të Nehemiah Gateway, ajo përfundoi studimet për ‘Biznes dhe Ekonomi’ në Shkollën e Lartë Nehemiah Gateway duke vazhduar më pas me studimet Master për ‘Sipërmarrje’ në Universitetin Ndërkombëtar SRH në Berlin.

 

Aktualisht, puna e Znj. Muço te Nehemiah Gateway fokusohet në zhvillimin e projekteve dhe monitorimin e financave për projektet në vende të ndryshme.

Prof. Dr. Goran Rafajlovski

lindur në 1963 në Shkup të Maqedonisë

 

Ai u diplomua në Universitetin e Shkupit, përfundoi studimet Master në Universitetin e Zagrebit në Kroaci në 1991 dhe Doktoraturën (Ph.D.) në Universitetin e Shkupit në 1996.

 

Z. Rafajlovski është Anëtar i DAAD Alumni dhe i Shoqërisë së Energjisë Elektrike IEEE IAS. Ai ka bërë publikime me mbi 80 faqe në botime shkencore dhe në konferenca ndërkombare.

 

Aktualisht, është profesor në Universitetin e Shkupit në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Teknologjive të Informacionit, si dhe lektor i ftuar në Universitetin SRH në Berlin në fushën e Energjisë së Rinovueshme dhe Tregjeve të Energjisë.

 

Midis viteve 1998 dhe 2001, Goran Rafajlovski ka qenë Drejtor Menaxhues (CEO) i Kompanisë së Energjisë Elektrike të Maqedonisë, përgjegjës për prodhimin, transmetimin dhe shpërndarjen e energjisë, duke dhënë kontribut të rëndësishëm në privatizimin, modernizimin dhe liberalizimin e kompanisë.

 

Prej vitit 2001 deri më 2005, z. Rafajlovski ka qenë Ambasador i Maqedonisë në Republikën Federale Gjermane.

 

Nga viti 2009 deri në vitin 2012, ai ka qenë Menaxher i Kompanisë Energjitike, RWE Innogy, për Europën Jug-Lindore.

 

Në Departamentin e Energjisë Hidrike dhe Aplikacioneve të Reja te RWE Innogy, ka qenë përgjegjës për marrjen dhe zhvillimin e projektit, zbatimin e tij fillim-mbarim (ana teknike / financiare), si dhe menaxhimin dhe koordinimin ndërkombëtar të projektit.

 

Fushat e tij të interesit profesional përfshijnë ekonominë e energjisë, energjinë e rinovueshme, cilësinë e energjisë, makinat elektrike dhe disqet, si dhe teknikat e tyre të avancuara të kontrollit.

 

Nga viti 2014 deri në vitin 2017 Goran Rafajlovski ka qenë Rektor i Shkollës së Lartë Nehemiah Gateway.

Nach Oben