NEHEMIAH GATEWAY Albania

    

Bordi Këshillues i Nehemiah Gateway Team (AdBo)

Prof. Dr. Dr. hc Ulli Arnold

 

Ka lindur në vitin 1944 në Munderkingen/Ehingen.

 

Ulli Arnold ka studiuar në degën Administrim biznesi dhe tregëti në Universitetin Friedrich-Alexander në Erlangen-Nuremberg. Pas diplomimimit në këtë degë, ai punoi si bashkëpunëtor shkencor në Universitetin e Göttingen-it.

 

Këtu ai përfundoi edhe studimet për gradën shkencore „Dr.“ në vitin 1974, për të vijuar me gradën shkencore „Dr. habil“ në fushën e administrimit të biznesit në vitin 1981. Pas aktiviteteve akademike në Universitetin e Kassel-it dhe Würzburg-ut, ai filloi aktivitetin si Profesor në Katedrën e marketingut të produkteve industriale dhe të menaxhimit të materialeve në vitin 1982, në të cilën punoi deri në daljen në pension si Profesor i Emerituar, në vitin 2012. Prof. Arnold vazhdon aktivitetin e tij akademik duke dhënë mësim në një seri universitetesh të huaja. Gjatë karrierës së tij akademike, ai ka krijuar një rrjet të gjerë kontaktesh me bashkëpunëtorë shkencorë nga shumë vende të botës, të cilat janë aktivë deri më sot (ndër të tjera në SHBA, Kinë, Vietnam, Poloni, Rusi, Hungari).

 

Menaxhimi i organizatave jo-qeveritare u kthye shpejt në një nga pikat e aktivitetit të tij kërkimor – një fushë që thuajse ishte lënë tërësisht pas dore nga kërkimtaria „klasike“ shkencore e administrimit të biznesit. Veçanërisht punishtet për njerëzit me aftësi të kufizuara u bënë bërthama e një serie kërkimesh shkencore. Prof. Arnold është themeluesi dhe bashkëbotuesi i një vepre standarte mbi menaxhimin e organizatave shoqërore (Nomos-Verlag/Shtëpia botuese Nomos). Prej shumë vitesh ai është kryetari i bordit mbikqyrës të një ofiçine për njerëz me aftësi të kufizuara (Lebenshilfe) si dhe të një institucioni diakonik. Në prill të vitit 2009, Prof. Arnold u dekorua me „Bundesverdienstkreuz am Bande“/ „Kryqin Federal të Meritave “ nga Presidenti i Republikës Federale të Gjermanisë. 

 

Kontaktet e Prof. Arnold me Nehemiah Gateway kanë ardhur nëpërmjet aktivitetit të tij si pedagog në Shkollën e Lartë Nehemia në Shqipëri. Zhvillimi i mëtejshëm i këtij institucioni arsimor është një nga interesat e punës dhe aktivitetit të tij në të ardhmen.

 

Prof. Arnold është i martuar dhe ka tre vajza të rritura, si dhe katër nipër e mbesa.

Bernd Borchardt, Ambasador

 

Lindi në 1955 në Bottrop, Gjermani

 

Bernd Borchardt ka studiuar Psikologji në Universitetin Wilhelms në Münster / Gjermani, ku më pas përfundoi me sukses trajnimin e tij përgatitor për Shërbimin e Lartë të Jashtëm midis viteve 1981 dhe 1983. Pas tre vitesh si zyrtar vendi për shtetet nordike, ai u bë përfaqësues i përhershëm në ambasadën gjermane të Guinea Conakry nga 1986 deri në 1989.

 

Pas angazhimeve të mëtejshme në Mogadishu, Pretoria dhe Tallinn, Bernd Borchardt u kthye në Ministrinë e Jashtme Federale si kryetar përfaqësues i divizionit për Evropën Juglindore nga 1994 deri në 1998. Në 1998 ai u bë kryetari përfaqësues i Misionit të Verifikimit në Kosovë nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (Kosovo Verification Mission), ku më pas ai shkoi në ambasadën gjermane në Bukuresht, Rumani, si përfaqësues i përhershëm.

 

Pas pozicioneve të mëtejshme si kryetar i divizionit për departamente të ndryshme dhe kryetar përfaqësues i departamentit të Azisë në Ministrinë e Jashtme Federale, Bernd Borchardt u emërua Ambasador në Tiranë / Shqipëri në vitin 2007. Nga viti 2010 deri në vitin 2013, ai shërbeu si koordinator për politikën e personelit ndërkombëtar për Ministrinë e Jashtme Federale. Më pas ai mori përsipër funksionin e Kryetarit të Misionit EULEX në Kosovë për dy vite. Në tetor 2014, si drejtor themelues i Internationale Akademie Nürnberger Prinzipien (Akademia Ndërkombëtare e Parimeve të Nurembergut) u zhvendos në Nuremberg. Që prej 1 tetorit 2016, Ambasadori Bernd Borchardt është Kryetar i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri.

Dr. Jonathan Daniel

 

Lindi në vitin 1966 në Nuremberg.

 

Pas përfundimit të shkollës profesionale si bankier dhe pas disa viteve punë në bankën gjermane Stadtsparkasse Nuremberg, Jonathan Daniel studioi Ekonomi në Universitetin Friedrich-Alexander në Erlangen prej vitit 1990 deri në vitin 1995 (duke përfshirë këtu edhe një vit studimi në Florida Southern College në Lakeland, SHBA). Nga viti 1997 - 2000 kreu studimet për doktoraturënë Departamentin e Statistikave dhe Hulumtimeve Empirike Ekonomike në Universitetin Fridrich-Alexander. 

 

Pas mbrojtjes së doktoraturës, u caktua si drejtues në departamente të ndryshme tek Sparkasse, Nuremberg. Në vitin 2011, Dr. Daniel u emërua Anëtar i Bordit Drejtues të Sparkasse Nuremberg, ku është përgjegjës për bankingun e individëve.

 

Që nga pranvera e vitit 2018, Dr. Daniel është Anëtar i Bordit Këshillues të Nehemiah Gateway, duke dhënë kontribut të çmuar me përvojën e tij profesionale.

 

Dr. Jonathan Daniel është i martuar dhe ka tre djem.

 

Jürgen Feldmeier, R.A.
Konsulent ligjor

 

Lindur në 1954 në Fürth/Bavari

 

Pas maturës në gjimnazin Hardenberg në Fürth Jürgen Feldmeier ndoqi studimet në drejtësi në Universitetin Erlangen, më pas bëri refendariatin në Gjykatën e Lartë të Landit Nuremberg dhe në 1982 hapi zyrën avokatore të vetën.

 

Jürgen Feldmeier, tashmë me një përvojë shumë vjeçare, angazhohet në shumë fusha si p.sh. Kryetar i bordit të një Fondacioni në Nuremberg, pozicion të cilin e mban prej vitesh, themelues i një shoqate me fokus drejtësinë dhe bilancën në të drejtën bankare dhe imobiliare, këshilltar për firma, dhe mbi të gjitha kontraktor për njerëzit në nevojë. (citat: Klienti ka një problem, kërkon ndihme dhe për këtë shkon te avokati)!

 

Prej vitit 2009 Jürgen Feldmeier është i lidhur ngushtë me Grupin Nehemiah Gateway.

 

Jürgen Feldmeier është i martuar me një mësuese dhe ka një vajzë të rritur, e cila është gjithashtu mësuese.

Roman Fertinger

 

Lindi në 1957

 

Pas diplomimit në shkollën e mesme teknike në 1975, Roman Fertinger iu bashkua Policisë Bavareze të Ndërhyrjes së Shpejtë. Për 3 vitet e ardhshëm ai punoi si oficer patrullimi në Nuremberg.

 

Midis 1982 dhe 1984 ai studioi në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Fürstenfeldbruck dhe vazhdoi shërbimin e lartë civil për zbatimin e ligjit. Për këtë arsye, në 1990, ai studjoi në akademinë e udhëheqjes në Münster-Hiltrup dhe u bashkua me shërbimin më të lartë të policisë. 

 

Pas kalimit nëpër pozicione të ndryshme udhëheqëse në shërbimin më të lartë, Roman Fertinger u emërua përfundimisht zëvendës president i shtabit të policisë për Frankoninë e Mesme në Nuremberg, Gjermani.

 

Roman Fertinger është i martuar dhe ka katër fëmijë.

Barbara von Schnurbein, M.A.

 

Lindi në 1949 në Marburg/Lahn

 

Me përfundimin e studimeve të saj për sllavisht dhe anglisht në Köln dhe Freiburg i. Br., Barbara von Schnurbein, së bashku me bashkëshortin e saj drejtoi një ndërmarrje pyjore private si edhe një shtëpi pushimi në Pyllin Bavarez. Që prej vitit 2001, ajo ka punuar si trajnere, veçanërisht për gratë, në fushën e përcaktimit të qartë të qëllimeve dhe vetëmenaxhimit në lidhje me sfidat e të qënit një bashkëshorte, nënë dhe punonjëse.

 

Nëpërmjet Nehemiah Gateway në Shqipëri, Barbara von Schnurbein ka mbështetur për shumë vite zhvillimin e arsimit shqiptar. Që prej majit 2012, ajo është anëtare e Bordit Këshillues të Shkollës së Lartë Nehemiah Gateway.

 

Si shkrimtare dhe ish-kryetare e shoqatave të prindërve të shkollave të mesme të Bavarisë, ajo u vlerësua me çmimin bavarez “Staatspreis für Unterricht und Kultus” në vitin 2004. Një vit më vonë, ajo mori një çmim tjetër nga Parlamenti Bavarez për iniciativën e saj në përmirësimin e bashkëpunimit midis familjes dhe shkollës (“FORUM Partnerschaft Elternhaus und Schule”).

 

Që prej majit 2012, ajo është anëtare e bordit këshillues të Shkollës së Lartë Nehemia. 

 

Barbara von Schnurbein është e martuar dhe ka pesë fëmijë e 13 nipër e mbesa.

Dr. Andreas Metzger

 

Lindi në 1969 në Nuremberg

 

Që prej vitit 2007, Andreas Metzger drejton klinikën e tij të specializuar për ortopedi dhe mjekësi sportive në Nuremberg.

 

Ai përfundoi studimet e tij për mjekësi në Kiel, Ulm dhe Erlangen në 1997 dhe përfundoi me sukses specializimin për ortopedi në Fürth, Herzogenaurach si edhe Dr. Erler Klinik në Nuremberg.

 

Klube të ndryshme sportive dhe atletë janë parë dhe kanë marrë përkujdesjen e nevojshme paraprakisht në klinikën e tij. Përveç kësaj, që prej vitit 2001, ai ka punuar si konsulent sportiv ortoped i përhershëm për departamentin e zhvillimit, laboratorin biomekanik si edhe për shërbimin atletik të firmës sportive adidas.

 

Dr. Metzger është sportist me pasion dhe durim, dhe ka bërë tashmë disa maratona qyteti si ka kaluar alpet me biçikletën e tij malore.

 

Në vitin 2008, ai hyri në kontakt për herë të parë me Nehemiah Gateway nëpërmjet një vizite të tij personale në Shqipëri.

 

Që atëherë ai ka qenë përkrahës aktiv, sidomos për nevojat mjekësore nëpërmjet vizitave të tij personale si edhe për zhvillimin e një rrjeti mjekësor për fusha të ndryshme të specializuara.

 

Dr. Metzger është i martuar dhe ka dy fëmijë. 

Anke Neuzerling, M.A.
Gazetare dhe trajnere komunikimi

 

Me përfundimin e studimeve të saj për literaturë gjermane, italisht dhe film & televizion në Frankfurt dhe Romë (M.A.), ajo u ndje si në shtëpinë e saj në Wiesbaden. Interesi i saj i veçantë qëndron në mbulimin e mjekësisë dhe shkencës së bashku me raportimin për të gjitha fushat e jetës. 

 

Për më shumë se 20 vite gazetarja televizive me experiencë prezantoi për, krahas të tjerash, SWR, HR, 3sat, Premiere, SAT.1 dhe TV Gutenberg në Mainz dhe punoi gjithashtu si redaktore prapa kamerës. Si një eksperte e medias, ajo përcjell në media njohuritë e saj për komunikimin e suksesshëm te menaxherët nga bota e ekonomisë dhe shkencës dhe seminaret e prezantimit.

 

Nehemiah Gateway takoi Anke Neuzerling në 2005 ndërsa ajo xhironte për ZDF. Ajo ishte tërhequr në veçanti nga ndryshimi i madh që Nehemiah Gateway bën në jetët e fëmijëve dhe të rinjve, dhe si rezultat, perspektivat e reja themelore që hapen, po ashtu edhe për familjet e tyre dhe komunitetin. Ajo është e përkushtuar për të bërë një punë të shkëlqyer për njohjen e Nehemiah Gateway në një audiencë më të gjerë dhe të entuziazmojë sponsorët për punën e Nehemiah Gateway.

Prof. Dr. Goran Rafajlovski

lindur në 1963 në Shkup të Maqedonisë

 

Ai u diplomua në Universitetin e Shkupit, përfundoi studimet Master në Universitetin e Zagrebit në Kroaci në 1991 dhe Doktoraturën (Ph.D.) në Universitetin e Shkupit në 1996.

 

Z. Rafajlovski është Anëtar i DAAD Alumni dhe i Shoqërisë së Energjisë Elektrike IEEE IAS. Ai ka bërë publikime me mbi 80 faqe në botime shkencore dhe në konferenca ndërkombare.

 

Aktualisht, është profesor në Universitetin e Shkupit në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Teknologjive të Informacionit, si dhe lektor i ftuar në Universitetin SRH në Berlin në fushën e Energjisë së Rinovueshme dhe Tregjeve të Energjisë.

 

Midis viteve 1998 dhe 2001, Goran Rafajlovski ka qenë Drejtor Menaxhues (CEO) i Kompanisë së Energjisë Elektrike të Maqedonisë, përgjegjës për prodhimin, transmetimin dhe shpërndarjen e energjisë, duke dhënë kontribut të rëndësishëm në privatizimin, modernizimin dhe liberalizimin e kompanisë.

 

Prej vitit 2001 deri më 2005, z. Rafajlovski ka qenë Ambasador i Maqedonisë në Republikën Federale Gjermane.

 

Nga viti 2009 deri në vitin 2012, ai ka qenë Menaxher i Kompanisë Energjitike, RWE Innogy, për Europën Jug-Lindore.

 

Në Departamentin e Energjisë Hidrike dhe Aplikacioneve të Reja te RWE Innogy, ka qenë përgjegjës për marrjen dhe zhvillimin e projektit, zbatimin e tij fillim-mbarim (ana teknike / financiare), si dhe menaxhimin dhe koordinimin ndërkombëtar të projektit.

 

Fushat e tij të interesit profesional përfshijnë ekonominë e energjisë, energjinë e rinovueshme, cilësinë e energjisë, makinat elektrike dhe disqet, si dhe teknikat e tyre të avancuara të kontrollit.

 

Nga viti 2014 deri në vitin 2017 Goran Rafajlovski ka qenë Rektor i Shkollës së Lartë Nehemiah Gateway.

Johannes Selle, MP
Deputet në Parlamentin Gjerman

 

Pas përfundimit të studimeve të tij, Diplomë në Matematikë, në 1981 Johannes Selle punoi si drejtues projekti dhe menaxher dege në kompani të ndryshme përpara se ai të bëhej anëtar i Parlamentit Gjerman në 1998. Në të njëjtin vit, ai filloi punë si kryetari i Menaxhimit të Kontratës në Fondin Qendror të Medias Gjermane GmbH në Leipzig. Që prej vitit 2007 ai drejton gjithashtu Qendrën e Medias së Fëmijëve në Erfurt.

 

Ai drejton zyra të ndryshme të partisë dhe është anëtar i Këshillit të Qarkut në Kyffhäuserkreis, zëvendës kryetar i Këshillit të Qarkut në Kyffhäuserkreis, kryetar në Komitetin Mbikëqyrës Ekonomik si edhe anëtar i shoqatës SMI.

 

Johannes Selle është një anëtar aktiv, vullnetar i Komitetit të Punës Politike të Aleancës Evangjeliste të Gjermanisë dhe i Fondacionit për Vlerat Themelore dhe Mirëkuptimin Ndërkombëtar. Ai është zëvendës kryetar i Këshillit të Famullisë si edhe kryetar i Komitetit të Sponsorizimit të Kishës Shën Boniface. 

 

Johannes Selle është i martuar dhe ka tre fëmijë.

Prof. Dr. Harald Seubert

 

Lindi në 1967 në Nuremberg

 

Harald Seubert është profesor filozofie dhe pedagog. Gama e gjerë e studimeve të tij (filozofi, literaturë, histori, shkenca sociale, teologji protestante, etj.) e drejtuan atë, midis të tjerash, tek universitetet e Erlangen, Frankfurt/Main, Halle/Saale dhe Vjenë.

 

Në 1998, ai mbrojti doktoraturën mbi Heidegger dhe Nietzsche në Erlangen dhe, pesë vjet më vonë, u kualifikua si professor në Halle/Saale mbi doktrinën ligjore të Platonit. Krahas funksionit të tij si profesor dhe pedagog në universitete të ndryshme ndërkombëtare dhe kolegje – në Bamberg, Mynih dhe Pozen (Poloni) – ai së fundmi po boton artikuj për revistat kulturore (MERKUR), gazetat ditore dhe javore (DIE WELT, NZ) si edhe për botimet periodike profesionale gjermane dhe ndërkombëtare (PHILOSOPHISCHES JAHRBUCH).

 

Informacion i mëtejshëm mund të gjendet këtu

 

Që prej majit 2012, ai është anëtar i bordit këshillues të Shkollës së Lartë Nehemia.

 

Harald Seubert është i martuar dhe ka dy djem.

Prof. Dr. Manfred Spreng

 

Lindi në Mannheim në 1936

 

Midis viteve 1955 – 1967 Manfred Spreng studjoi inxhinieri telekomunikacioni (TH Karlsruhe) si edhe mjekësi (Erlangen – Nürenberg). Pas përfundimit të doktoraturës në inxhinieri dhe emërimit profesor i asociuar dhe kryetar i departamentit funksional „Akustikat Fiziologjike dhe Teknologjia e Informacionit“ në Institutin për Fiziologji dhe Biosibernetikë, fushat e tij kryesore të punës ishin në Fiziologjinë Shqisore dhe Nervore, përpunimin e të dhënave mjekësore dhe sistemet eksperte mjekësore, përveç teknologjisë ndihmuese të dëgjimit dhe kërkimit të zhurmës.

 

Deri në vitin 2001 ai ishte anëtar dhe kryetar i shoqërive të ndryshme dhe komiteteve të specializuara (p.sh. Shoqëria Gjermane për Sibernetikën, Shoqëria e Teknologjisë së Informacionit në VDE, etj). Mbi 200 botime si edhe artikuj shkencorë në libra dhe revista / gazeta mbajnë emrin e tij.

 

Manfred Spreng është vullnetar në komitetin ekzekutiv të Kishës Ungjillore, Erlangen. Ai është gjithashtu drejtues i forumit të diskutimit, Jeta dhe Besimi (Leben und Glaube) në Erlangen/Nuremberg. Prof. Spreng është i motivuar nga kuptimi dhe konsolidimi i besimit të krishterë në të gjitha fushat e jetës private dhe publike si edhe nga ruajtja e vlerave të krishtera.

 

Që prej majit 2012, ai është gjithashtu anëtar i bordit këshillues të Shkollës së Lartë Nehemia.

 

Profesor Spreng është i martuar dhe ka tre fëmijë e gjashtë nipër e mbesa.

Kai Uellendahl
Kryetar

 

Lindi në 1964 në Wuppertal

 

Në vitin 1990, Kai Uellendahl u diplomua në Ekonomi në Universitetin Ruhr në Bochum si edhe në Universitetin Bergische në Wuppertal.

 

Midis viteve 1991 dhe 1999, ai punoi në departamente të ndryshme të kontrollit për ndërmarrjen GRUNDIG. Pas kësaj, ai është punësuar nga adidas-Solomon AG për nëntë vite, duke shërbyer në pozicione si Kontrollues i Lartë (Evropë), CEO tek adidas Zvicër si edhe Drejtor i Financave dhe Drejtor i Operacioneve / Shërbimeve për firmën Solomon Central (Gjermani, Austri, Zvicër, Slloveni).

 

Nga viti 2008 deri në vitin 2014, Kai Uellendahl ka punuar si Drejtor i Financave për ROSEN Group. Prej fillimit të vitit 2014 Kai Uellendahl është Drejtor i Financave të Festivalit të Lucernës, një nga organizatorët më të mëdhenj e të njohur në botë për muzikën bashkëkohore dhe klasike.

 

Në 2002, ai hyri në kontakt me Nehemiah Gateway në Shqipëri. Që atëherë ai ka ofruar mbështetjen e tij nëpërmjet ekspertizës së tij profesionale si edhe duke shërbyer në Bordin Mbikëqyrës të Fondacionit si Kryetar nga viti 2009 deri në vitin 2012.

 

Kai Uellendahl është i martuar dhe ka tre fëmijë.

Nach Oben