NEHEMIAH GATEWAY Albania

    

Qendra Lokale Buçimas

Qendra Lokale Buçimas ndodhet në kompleksin e Nehemiah Gateway në Buçimas. Duke qenë ndër të parat qendra, ajo është edhe qendra lokale më e madhe. Në këtë qendër ndërthuren këto fusha kryesore të shërbimit:  

 

Edukimi – nga kopshti deri në ciklin e mesëm, duke ofruar mësimdhënie dhe kurse jashtëshkollore për mbështetjen e talenteve për mbi 300 fëmijë dhe të rinj.  

 

Puna sociale dhe mjekësore - ku punonjësit e projekteve për shërbime komunitare bëjnë jo vetëm vizita në shtëpitë e njerëzve në nevojë, por sigurojnë edhe mbështetje në mjediset e qendrës për fëmijë apo persona me nevoja të veçanta.

 

Puna Frymërore - si pjesë e implementimit të vlerave, ku ofrohen programe si Royal Rangers apo seminare dhe kampe verore tematike për grupmosha të ndryshme. 

 

E ndodhur në mjediset e Nehemiah Gateway në Buçimas, kjo qendër koordinon aktivitetet e saj me dy qendrat kombëtare.

Kontakt

 

Qendra Nehemiah Gateway në Buçimas

Rr. Nehemia

7304 Bucimas, Pogradec

Albania


T +355 8682 0004
F +355 8682 0005
office-al(at)nehemiah-gateway.org

Nach Oben