NEHEMIAH GATEWAY Albania

    

Qendra lokale Amaro Tan

Qendra Lokale AMARO TAN, që në gjuhën Rome do të thote “vendi ynë”, ndodhet në lagjen 4 të qytetit të Pogradecit. Kjo zonë është e njohur për problemet sociale dhe nivelin e lartë të varfërisë. Aktiviteti kryesor i kësaj qendre është arsimi, nga kopshti deri në klasën e nëntë. Si një shkollë e krishterë e licensuar nga Ministria e Arsimit, shkolla Amaro Tan u shërben 140 fëmijëve kryesisht nga komuniteti Rom dhe Egjyptian, si dhe atyre nga familje të varfra. 

 

Krahas arsimit, Qendra Lokale Amaro Tan ofron shërbime sociale - mjekësore për fëmijët, prindërit si edhe familjet e tyre, por edhe për njerëz në nevojë, kryesisht të moshuar. Shkolla është një strehë për këta fëmijë duke i mbrojtur ata nga trafikimi dhe abuzimi, si dhe një vend ku ata ndihmohen të zbulojnë talentet nëpërmjet kurseve të ndryshme si muzike, drame, vizatimi, rrobaqepsie, gatimi, të gjuhëve të huaja etj.

Kontakt

 

Nehemiah Gateway Albania

Rr. Nehemia
7304 Bucimas
Albania

T +355 8682 0004

F +355 8682 0005

office-al(at)nehemiah-gateway.org

 

 

Nach Oben