NEHEMIAH GATEWAY Albania

    

Mikpritja

Shtëpia e Miqve “Hans Flessa“

 

Shtëpia e Miqve filloi veprimtarinë e saj në shkurt 2011, me qëllim që t´u shërbejë atyre që kontribuojnë në projektet e ndryshme të Nehemiah Gateway Shqipëri. 

Hans Flessa ka kontribuar më shumë se 2.500 orë punë vullnetare në projekte të ndryshme të Nehemiah Gateway, duke e bërë këtë gjë me shumë pasion dhe dashuri. Ai ishte i njohur për mikpritjen e tij bujare dhe gatishmërinë e tij për të ndihmuar në çdo kohë. Kjo është edhe arsyeja pse ndërtesa mban emrin e tij.

 

Shtëpia e Miqve ka 12 dhoma të dizenjuara me një stil bashkëkohor. Të gjitha dhomat kanë materiale cilësore, teknologji të avancuar dhe dritë natyrale. Pranë saj gjendet edhe dhoma e mëngjesit. Shtëpia e Miqve është në dispozicion përgjatë gjithë vitit dhe personeli i saj është i përkushtuar që të bëjë qëndrimin e miqve sa më komod, të kënaqshëm dhe cilësor.

 

Për prenotime ju lutemi kontaktoni:

Nehemiah Gateway Albania

Rr. Nehemia
7304 Bucimas, Pogradec
Albania


T +355 8682 0004
F +355 8682 0005
office-al(at)nehemiah-gateway.org

 

 

Konferenca dhe kampe

 

Mjediset e këndshme të qendrave lokale në Buçimas e Peshkëpi jo vetëm strehojnë një sasi të madhe projektesh sociale dhe arsimore, por edhe aktivitete nga organizata dhe institucione të tjera, veçanërisht gjatë periudhës së sezonit veror.

Buçimas


Ndërtesa e shkollës “Horst Koschmieder” dhe shkolla e mesme

Këto ndërtesa ofrojnë hapësira për kampe verore përgjatë sezonit të pushimeve. Ndërtesat mund të transformohen në ambiente komode për grupe deri në 100 persona duke ofruar kushte të përshtatshme si akomodim, higjenë, fushë sporti, salla takimesh etj.

 

Ndërtesa “Alfred Wenig”

Është konceptuar si një ndërtesë multifunksionale, që mund të përdoret për prezantime, salla takimesh, sallë kompjuterash. Është ndërtesë ideale për seminare, konferenca, kampe etj. E gjithë ndërtesa është e pajisur me lidhje interneti dhe sistem ngrohjeje, dhoma të ndryshme të pajisura me tabela interaktive prezantimesh, videoprojektorë, sistem audio, sistem përkthimi simultan, bibliotekë, si dhe një bar/kafe për miqtë, nxënësit, studentët etj.

 

Fushat e sportit

Dy fusha te veçanta, njëra e shtruar me tartan dhe tjetra me bar të cilësisë së lartë, një pistë vrapimi, një gropë për kërcim për së gjati si dhe sistem ndriçimi për natën. Të gjitha këto ofrojnë kushte ideale për aktivitete sportive dhe argëtimi.

Peshkëpi

 

Vatra e kulturës

Ndërtesa është rinovuar së fundmi, si pjesë e projektit për zhvillim komuniteti në fshatin Peshkëpi. Kjo ndërtesë mund të përdoret për seminare, takime, konferenca të vogla, apo edhe shfaqje të vogla artistike. Salla është e pajisur me një skenë të vogël, me kuzhinë, ngrohje dhe me dritë natyrale të mjaftueshme.

 

Shtëpia e Misionit

Kjo ndërtesë ndodhet shumë pranë vatrës së kulturës dhe ka një pozicionim të mrekullueshëm me një pamje të kodrave përreth. E gjithë ndërtesa është konceptuar sipas arkitekturës aktuale të fshatit, duke mos prishur pamjen e përgjithshme. Për arsye të pozicionimit dhe ambienteve të brendshme, Shtëpia e Misionit mund të përdoret për seminare dhe kampe për fëmijë dhe të rinj.

Ndërtesa i ka të gjitha kushtet e nevojshme për të ofruar një qëndrim të këndshëm dhe të rehatshëm.

 

Për prenotime ju lutemi kontaktoni:

Rr. Nehemia

7304 Buçimas, Pogradec
Albania

T +355 868 20004

F +355 868 20005

Nach Oben