NEHEMIAH GATEWAY Albania

    

Qendrat e Nehemiah Gateway në Shqipëri

 

Nehemiah Gateway në Shqipëri përbëhet nga disa qendra kombëtare dhe lokale. Kjo është një mënyrë shumë efektive për të strukturuar punën dhe për të patur një komunikim sa më të qartë me të gjithë projektet. 

 

Qendrat kombëtare janë dy dhe ndodhen në Buçimas, pranë qytetit të Pogradecit; Qendra kombëtare N.G. Albania dhe Qendra kombëtare Shkolla e Lartë NEHEMIA

 

Përveç qendrave kombëtare, N.G. Albania ka edhe qendra lokale qe aktualisht ndodhen në Buçimas, Pogradec dhe Gjirokastër.

 

Kompleksi  i NEHEMIAH GATEWAY në Buçimas

 

Kampusi  ndodhet në afërsi të Liqenit të Ohrit dhe përfshin 8 ndërtesa, të cilat përdoren nga të gjitha projektet e NEHEMIAH GATEWAY në shërbim të komunitetit: 

  1. Ndërtesa e recepsionit dhe administratës qendrore 
  2. Ndërtesa e punës sociale dhe mjekësore, e cila mban emrin e mjekut Xhemil Zgjani.
  3. Ndërtesa e kishës, e cila mban emrin e mikut të fondacionit Alfred Wenig, me salla takimesh dhe bibliotekë 
  4. Ndërtesa e kopshtit dhe arsimit fillor, e cila mban emrin e inxhinierit ndërtues Horst Koschmieder
  5. Ndërtesa e arsimit të mesëm dhe Shkollës së Lartë NEHEMIA
  6. Shtëpia e miqve, e cila mban emrin e mikut të fondacionit, Hans Flessa
  7. Ndërtesa ndihmëse e Shtëpisë së miqve, me mjedise zyrash, recepsion dhe dhomë takimesh 
  8. Ndërtesa e Shtëpisë së Misionit, një nga ndërtesat e para me mjedise banimi dhe akomodimi, e cila ka shërbyer si qendër për mikpritjen,  dhe grupet e ndryshme vullnetare, qe prej fillimeve  të NEHEMIAH GATEWAY në Shqipëri 

 

Në ambientet e NEHEMIAH GATEWAY në Buçimas ndodhen edhe dy fusha sportive. Njëra prej tyre është dhuratë nga „adidas“. Kjo e fundit financon edhe një prej projekteve sociale dhe sportive, kampionatin e përvitshem për fëmijë “adidas-NEHEMIA Challenge Cup”. Gjithashtu në mjediset e jashtme po ndërtohet një konstruksion i veçantë për trajnimin e rregullave te qarkullimit rrugor.

Kompleksi është ndërtuar për t’u krijuar lehtësi lëvizjeje edhe personave me nevoja të veçanta përmes rampave dhe ashensorëve.

Nach Oben