NEHEMIAH GATEWAY Albania

    

Privatësia

Mbrojtja e të dhënave personale

 

Ju faleminderit që vizituat faqen tonë të internetit. Mbrojtja e të dhënave tuaja personale, të cilat mblidhen, ruhen dhe përdoren kur ju vizitoni faqen tonë, është e rëndësishme për ne. Të dhënat tuaja personale mbrohen në përputhje me legjislacionin përkatës shqiptar. Më poshtë ju mund të lexoni se si trajtohen nga ana jonë të dhënat tuaja personale.

 

Informacioni që mbledhim

 

Ne mund të mbledhim të dhënat tuaja personale, për shembull, kur ju plotësoni një formular aplikimi në internet, regjistroni të dhënat tuaja për të marrë e-maile informuese nga ne, aplikoni për të punuar si vullnetar apo praktikant me ne, kur ju dëshironi të dhuroni para apo kur dëshironi të mbështesni një projekt. Në këtë dokument, termi “të dhëna personale” nënkupton çdo informacion, që na ndihmon të njohim identitetin tuaj. Llojet e të dhënave personale, që ne mbledhim, mund të përfshijnë:
- titullin, emrin dhe adresën tuaj;
- të dhënat tuaja të kontaktit;
- çdo informacion, që ju jepni, kur plotësoni një formular apo bëni një kërkesë nëpërmjet internetit;
- çdo informacion, që ju jepni, kur dëshironi të merrni e-maile informuese nga ne.

 

Si i përdorim të dhënat tuaja personale?

 

Të dhënat personale që ju na jepni, përpunohen në mënyrë elektronike dhe përdoren vetëm për qëllimin për të cilin ju i jepni këto të dhëna. Për shembull, kur ju plotësoni një formular në internet apo dëshironi të dhuroni para, ne do të përdorim të dhënat tuaja personale, respektivisht, vetëm për të trajtuar aplikimin tuaj apo kërkesën tuaj për të dhuruar para.

 

Pëlqimi për përpunimin e të dhënave dhe tërheqja e pëlqimit

 

Kur na jepni të dhënat tuaja personale, ju jepni në mënyrë të shprehur edhe pëlqimin tuaj që të dhënat tuaja personale të mblidhen, ruhen dhe përpunohen në përputhje me sa shpjegohet në këtë dokument. Ju mund ta tërhiqni pëlqimin tuaj në çdo kohë. Në këtë rast, ne do të fshijmë të dhënat tuaja personale në përputhje me legjislacionin në fuqi. Të dhënat personale që ju na i bëni të ditura nëpërmjet internetit apo e-mailit, do të ruhen për aq kohë sa është e nevojshme për të përmbushur qëllimin për të cilin ato na u bënë të ditura. Më pas, këto të dhëna do të fshihen. Kur na kërkoni të hapim për ju një llogari për dhurata në para apo mbështetje të një llojeve të ndryshme, ju shprehni pëlqimin për ruajtjen e të dhënave tuaja personale, si emri, adresa postare dhe ajo e e-mailit dhe në disa raste, edhe detajet tuaja bankare dhe informacionin rreth llogarisë tuaj (si p.sh. emri i përdoruesit, etj.)

 

Buletini informativ

 

Për të marrë buletinin tonë informativ na nevojitet adresa juaj e e-mailit. Përpara se të merrni buletinin tonë, ju duhet të zgjidhni opsionin Double Opt-in në mënyrë që ne aktivizojmë abonimin tuaj për këtë shërbim. Më pas ju do të merrni një e-mail që ju kërkon të klikoni në linkun, i cili ndodhet në e-mail, për të konfirmuar edhe njëherë dëshirën tuaj për të marrë rregullisht buletinin tonë informativ.

 

Ju mund të ndërprisni në çdo kohë marrjen e buletineve. Për këtë mund të na dërgoni një e-mail me titull „çabonim” në adresën e e-mailit: marketing(at)nehemiah-gateway.org

 

Adresa juaj e e-mailit do të përdoret vetëm nga ne dhe nuk do t’i jepet asnjë pale të tretë.

 

Kujt mund t’ia transferojmë të dhënat?

 

Si rregull, ne nuk do t’i transferojmë dhënat tuaja personale te një palë e tretë pa marrë paraprakisht pëlqimin tuaj në lidhje me këtë transferim. Në disa raste, ne mund të lejojmë persona apo organizata të tjera brenda apo jashtë Grupit Nehemiah Gateway të përdorin të dhënat personale që mbahen nga ne:
(a) për të përmbushur apo realizuar një shërbim të kërkuar nga ju;
(b) kur transferimi i të dhënave është një detyrim ligjor për ne;
(c) kur është e nevojshme në procese të tashme apo të ardhshme ligjore apo gjyqësore.

 

Megjithatë, në çdo rast të dhënat tuaja personale do të trajtohen në përputhje me kërkesat e legjislacionit përkatës në fuqi.

 

Si i përdorim informacionet standarde (Cookies)?

 

Nëpërmjet informacioneve standarde (cookies), ne mund të mbledhim dhe regjistrojmë informacion me qëllim përmirësimin e shërbimeve që ofrojmë, përmirësimin e faqës sonë të internetit si dhe për të mundësuar përdorimin më me lehtësi të përmbajtes në këtë faqe. Informacionet standarde (cookies) identifikojnë në serverin tonë programin me të cilin ju lundroni në internet, por jo ju personalisht. Nëse ju nuk dëshironi që ky informacion standard (cookies) të mblidhet, ose nëse dëshironi të informoheni para se ky informacion të mblidhet, atëherë duhet të ndryshoni parametrat në programin që përdorni për të lundruar në internet. Megjithatë, nëse bllokoni mbledhjen e informacionit standard (cookies), mund të mos jeni më në gjendje të përdorni me lehtësi përmbajtjen e faqes tonë të internetit.

 

Politika e mbrojtjes së të dhënave personale për programet shtesë (plug-ins) nga Facebook (Butoni – Like (pëlqej))

 

Në faqen tonë të internetit, ne përdorim programe shtesë (plug-ins) nga rrjeti social facebook.com, që i përket Facebook Inc., 1601 S. California Ave, Palo Alto, CA 94304, USA.

 

Programet shtesë (plug-ins) mund të njihen me anë të logos së Facebook-ut apo butonit ‘Like’ (pëlqej) në faqet tona të internetit. Një pasqyrë të programeve shtesë (plug-ins) të Facebook-ut mund ta gjeni tek ky link: http://developers.facebook.com/docs/plugins/.

 

Kur ju vizitoni faqet tona të internetit, krijohet një lidhje direkte midis browserit tonë dhe serverit të Facebook-ut nga një program shtesë (plugin) dhe Facebook merr informacionin që ju keni vizituar faqen tonë të internetit me adresën tuaj IP. Ju mund të lidhni përmbajtjen e faqeve tona me profilin tuaj në Facebook nëse klikoni butonin “like” (pëlqej), ndërkohë që jeni të regjistruar në Facebook me adresën tuaj. Në këtë mënyrë Facebook mund të identifikojë që ju keni vizituar faqet tona. Dëshirojmë t’ju vemë në dukje që ne si operatorë të faqes së internetit, nuk kemi dijeni për përmbajtjen e të dhënave të transferuara tek Facebook dhe për mënyrën e përdorimit të këtyre nga ky i fundit. Për detaje të mëtejshme, ju lutem referojuni politikës së mbrojtjes së të dhënave të Facebook: http://www.facebook.com/policy.php.

Nëse nuk dëshironi që Facebook të identifikojë që ju keni vizituar faqet tona duke përdorur llogarinë tuaj të Facebook, atëherë duhet të dilni (çregjistroheni) nga llogaria juaj e Facebook përpara se ju të vizitoni faqet tona të internetit.

 

Google Analytics

 

Kjo faqe interneti përdor Google Analytics, një shërbim për analizimin e rrjetit, i ofruar nga Google, Inc. („Google“) Google Analytics përdor „cookies“, të cilat janë të dhëna në formë teksti të vendosura në kompjuterin e përdoruesit për të analizuar përdorimin e faqes së internetit nga ky i fundit. Informacioni i gjeneruar përmes cookies në lidhje me përdorimin nga ju të faqes së internetit (përfshirë edhe adresën tuaj IP) transferohet dhe ruhet nga Google në servera të vendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në rast se aktivizoni funksionin e anonimizimit të adresës tuaj IP, atëherë Google do të anonimizojë 8 shenjat e fundit të adresës IP për vendet anëtare të Bashkimit Evropian, si dhe për palët e tjera pjesë të marrëveshjes së Zonës Ekonomike Evropiane. Vetëm në raste të veçanta mund të dërgohet në SHBA adresa e plotë e IP e shkurtuar nga Google. Google do të përdorë informacionin e mbledhur për llogari të zotëruesit të faqes së internetit për të vlerësuar përdorimin nga ju të faqes së internetit, për të hartuar raporte në lidhje me aktivitetin e faqes për operatorët e faqes së internetit, si dhe për t'i siguruar zotëruesit të faqes së internetit të tjera shërbime që kanë të bëjnë me aktivitetin e faqes dhe përdorimin e internetit. Google nuk do të lidhë adresën tuaj IP me të dhëna të tjera që mund të ruhen nga Google. Ju mund të refuzoni lejimin e përdorimit të cookies duke zgjedhur parametrat e duhur në platformën e internetit që përdorni. Megjithatë ky refuzim mund të kufizojë funksionalitetin e plotë të faqes së internetit. Gjithashtu, ju mund të ndaloni mbledhjen dhe përdorimin e të dhënave (cookies dhe adresa IP) nga Google nëpërmjet shkarkimit dhe instalimit të plug-in që mund ta gjeni në https://tools.google.com/dlpage/gaoptout?hl=en-GB.

 

Ju mund të refuzoni përdorimin e Google Analytics duke klikuar në linkun e mëposhtëm. Një cookie e posaçme do të vendoset në kompjuterin tuaj e cila pengon mbledhjen në të ardhmen e të dhënave tuaja kur vizitoni këtë faqe interneti: Disable Google Analytics » 

 

Informacione të mëtejshme në lidhje me kushtet e përdorimit dhe mbrojtjen e të dhënave personale mund të gjeni në http://www.google.com/analytics/terms/gb.html ose në https://www.google.de/intl/en_uk/policies/. Ju lutem vini re që tek kjo faqe interneti, kodi i Google Analytics plotësohet me “anonymizeIp” për të siguruar një mbledhje të anonimizuar të adresave IP (e ashtuquajtura IP-masking).

 

Burimi: https://www.datenschutzbeauftragter-info.de/fachbeitraege/google-analytics-datenschutzkonform-einsetzen/

 

E drejta për të aksesuar, korrigjuar apo fshirë të dhënat tuaja personale

 

Ju keni të drejtë kërkoni në çdo kohë një kopje të të dhënave tuaja personale që mbahen nga ne.

 

Ky informacion mund të përmbajë detaje në lidhje me origjinën apo marrësin e këtyre të dhënave, si dhe qëllimin për të cilin përpunohen të dhënat tuaja.

 

Nëse të dhënat tuaja të kontaktit ndryshojnë, apo nëse keni arsye të besoni se të dhënat tuaja personale që ne kemi nuk janë aktuale apo janë të pasakta, ju lutem na kontaktoni dhe na dërgoni të dhënat e korrigjuara.

 

Kërkesat tuaja si më sipër mund t’i dërgoni në adresën tonë postare: 

 

Nehemiah Gateway Albania, Rruga “Nehemia”, 7304, Buçimas, Pogradec apo në adresën e e-mailit: office-al(at)nehemiah-gateway.org

 

Informacioni i mësipërm është i vlefshëm vetëm për të dhënat personale që mbahen në serverat tanë dhe nuk mbulon të dhënat personale që mblidhen nga faqe të tjera interneti të lidhura me faqen tonë.

  

  

Last Update: 11/18/16

 

 

Nach Oben