NEHEMIAH GATEWAY Albania

    

Vlerat themelore

Përpjekja e vazhdueshme për të ndihmuar vetveten dhe të tjerët, mund të funksionojë vetëm nëse paralelisht me komunikimin janë pranuar dhe vlerat themelore.

Falja

Nuk është detyra jonë të gjykojmë apo dënojmë njerëzit. Vetëm nëse jemi të gatshëm të dhurojmë dhe pranojmë falje, atëherë ekziston mundësia për një botë më paqësore.

Respekti

Ne respektojmë gjithsecilin, pavarësisht origjinës, moshës, gjinisë, statusit, besimit apo opinionit. Për ne, respekti shkon përtej pranimit dhe tolerancës.

Integriteti

Nëpërmjet mënyrës tonë të jetesës dhe të veprimtarisë ne përpiqemi të jemi të vërtetë dhe të përkushtuar.

Ndershmëria

Ne ndjejmë që në veprimet dhe fjalët tona, jemi të përkushtuar ndaj së vërtetës pa kufizime dhe përpiqemi të jetojmë dhe veprojmë gjithmonë sipas këtyre parimeve.

Dhembshuria

Eshtë e qartë se një nga qëllimet tona është të jemi bamirës dhe të mëshirshëm me të tjerët dhe veten. Bamirësia dhe simpatia nuk mund të fitohen, ato vetëm mund të dhurohen, dhe për këtë arsye, ne i japim ato kurdo që është e nevojshme dhe e mundur.

Përkushtimi

Nëpërmjet punës dhe veprimeve tona ne shpresojmë që të frymëzojmë njerëzit për një botë më të mirë ku mbizotëron shpresa, falja dhe dashuria dhe të inkurajojmë të tjerët të shprehin këto vlera në jetën e tyre.

Nach Oben