NEHEMIAH GATEWAY Albania

    

Këndvështrimi ynë

NEHEMIAH GATEWAY në Shqipëri është një organizatë humanitare që shërben në vend për më shumë se 20 vitesh. Motivi ynë është përmirësimi në mënyrë të qëndrueshme dhe gjithnjë e në rritje i situatës dhe kushteve të jetesës të njerëzve në nevojë. Këndvështrimi ynë fokusohet kryesisht në parimin: “Ndihmo të tjerët për të ndihmuar vetveten” me qëllim që të inkurajojmë dhe forcojmë pavarësinë dhe dinjitetin e njerëzve. Vendosja e theksit të veçantë në fushën e edukimit kërkon krijimin e burimeve dhe mundësive shtesë që rezultojnë në një zhvillim të qëndrueshëm dhe gjithnjë e një rritje shoqërore. 

 

Për këtë arsye, NEHEMIAH GATEWAY bashkëpunon ngushtë me organizata jo-fitimprurëse (OJF) të tjera, në mënyrë që të mbështesim njëri-tjetrin nëpërmjet ekspertizës dhe kompetencave të përbashkëta, e në të njëjtën kohë, të arrijmë qëllimet e përcaktuara si partnerë në mënyrën më efektive të mundshme.

Nach Oben