NEHEMIAH GATEWAY Albania

    

Identiteti i organizatës

Në kërkim të një emri dhe simboli të përshtatshëm për organizatën tonë, ne hulumtuam në Dhjatën e Vjetër, në librin e Nehemias.

 

Ky libër flet mbi përpjekjet e një prej drejtuesve të mëdhenj të popullit të Izraelit.

 

Nehemia e udhëhoqi popullin e tij nga robëria në Jeruzalem,

themeloi një sistem social, i ktheu përsëri identitetin, dhe rindërtoi muret rrethuese të Jeruzalemit.

 

“Portat” kishin një rëndësi shumë të madhe dhe luajtën një rol vendimtar. Ato ishin çelësi i suksesit përgjatë procesit të rindërtimit. Më pas, brenda këtyre portave, u morën vendime shumë të rëndësishme. Portat lejonin hyrjen në qytet dhe në të njëjtën kohë mbronin banorët nga armiqtë e tyre. 


Emri dhe logoja jonë, NEHEMIAH GATEWAY, erdhën si rrjedhojë e emrit të këtij drejtuesi shpirtëror dhe frymëzues, Nehemia, si dhe nga strategjia e tij me “simbolin kyç” për rindërtimin e Izraelit.

 

Një element tjetër i rëndësishëm i logos sonë është edhe "Njeriu i Verdhë". Ky element grafik personifikon individin si figurë qëndrore të punës sonë.  

Një portë, që hapet, të fton dhe të tregon rrugën drejt një dimensioni krejt 
të ri jetësor.
Një portë shprese.
Një portë për një jetë më të mirë dhe më të qëndrueshme.
Një portë drite, e cila na frymëzon të mendojmë, ëndërrojmë dhe
planifikojmë.
Një portë jete!

Nach Oben