NEHEMIAH GATEWAY Albania

    

Të shkruash histori nëpërmjet njerëzve

 

Kjo është historia e Arnold Geiger, e familjes së tij, e shumë mbështetësve dhe vullnetarëve. Është një histori suksesi e shumë donatorëve, institucioneve dhe bashkëpunëtorëve.

 

Një histori që tregon se çfarë mund të arrihet, kur janë përcaktuar synime të qarta dhe janë shqyrtuar me përkushtim dhe entuziazëm, ndërsa janë vendosur njëkohësisht prioritetet e duhura.

 

Kjo histori filloi në fund të viteve 80...

 

me udhëtimin e parë të Arnold Geiger drej Rusisë, Rumanisë, Turqisë, Iranit, dhe te refugjatët irakianë të Luftës së Parë të Gjirit, si edhe në Shqipëri. Në vazhdim të kësaj, kishte shumë udhëtime në shtete të ndryshme afrikane. 

 

Ai u përball me vështirësi dhe mjerim gjatë të gjitha udhëtimeve dhe operacioneve të ndihmave në vende dhe zona të ndryshme. Vështirë se ka pasur ndonjë strukturë në vend, kështu që njerëzit në zona të ndryshme nuk ishin në gjendje të ndërtonin një të ardhme humane dhe dinjitoze për veten e tyre.

 

Në fillim të viteve 90…

 

Shqipëria ishte papritur një vend “i hapur”. Nevojat e menjëhershme të tilla si ushqim dhe veshmbathje nevojiteshin të plotësoheshin shpejt – por njerëzit kishin nevojë për shumë më tepër. Kërkohej ndihmë dhe mbështetje për t’u bërë të aftë që të ndihmonin veten e tyre.

 

Si fillim, Arnold Geiger organizoi transportet e ndihmave në ish vendin komunist. Së shpejti, megjithatë, ai zhvilloi një pasion për të ndihmuar njerëzit në një mënyrë të qëndrueshme.

 

Kështu, në 1991, së bashku me familjen e tij…

 

dhe i inkurajuar nga ndihma e miqve dhe mbështetja e „organizatës mëmë“ Nehemia në Gjermani, ai vendosi të lerë pas një mjedis të sigurtë në Gjermani dhe të ndjekë një princip të thjeshtë: Bazuar në besimin e tyre kristian dhe në mirënjohjen për situatën e tyre, ata dëshironin të ndihmonin dhe të mbështesnin njerëzit atje të ndërtonin jetën e tyre me dinjitet, qëndrueshmëri dhe të ishin të aftë për të marrë përgjegjësi personale për të ardhmen e tyre.

 

Deri në vitin 1997…

 

shumë projekte të nevojshme u realizuan në pjesë të ndryshme të Shqipërisë, të tilla si mensat për të varfërit, dyqane riparimi, klinikat e ndihmës së parë etj. Zhvillimi pati progres shumë të mirë. Por më pas, pas kryengritjeve të shkaktuara nga prishja/falimentimi i disa skemave financiare piramidale, anarkia përfshiu shoqërinë shqiptare.  

 

Dhunë, demostrata dhe trazira… 

 

shënoi vitin 1997, kur pothuajse të gjitha projektet e NEHEMIA-s u shkatërruan. Por Arnold Geiger dhe skuadra e tij qëndruan në vend, të inkurajuar nga njerëzit që jetuan sipas vlerave NEHEMIA edhe gjatë trazirave, dhe shumë shpejt, ata luajtën një rol vendimtar, kur u shfaq kriza e refugjatëve të Kosovës në 1999: në bashkëpunim me qeverinë, UNHCR dhe organizata të tjera ndërkombëtare, NEHEMIA u kujdes për pothuajse 4000 refugjatë.    

 

Që atëherë, puna është rritur…

 

Ka kujdes terapeutik për fëmijët me nevoja të veçanta, mensa për të varfërit, shërbime sociale, qendra të kujdesit ditor për fëmijë të varfër dhe institucione arsimore nga kopshti deri në një shkollë të lartë.

 

Një faktor thelbësor i suksesit qëndron në stafin lokal të kualifikuar, i cili është i motivuar të jetojë vlerat e NEHEMIA-s, të jetë një shembull dhe të ndikojë pozitivisht në vendin e vet për një periudhë afatgjate. Këshilltarë kompetentë ndërkombëtarë nga të gjitha fushat e shoqërisë, të tilla si politika, ekonomia, mjekësia, kultura dhe shkenca na shoqërojnë.

 

NEHEMIAH GATEWAY u themelua…

 

për të zgjeruar ndërkombëtarisht dhe për të përdorur më mirë burimet dhe eksperiencat tona. NEHEMIAH GATEWAY gemeinnützige GmbH (organizatë jo-fitimprurëse) me seli në Nuremberg u themelua zyrtarisht në nëntor 2010.

 

Tani, ambicja jonë është të sigurojmë edhe më shumë njerëz me perspektiva për jetët e tyre. Ne nuk duam që njerëzit të jenë të varur nga lëmosha e botës perëndimore, por ne duam që ata të njohin dhe nxisin më tej anët e tyre të forta dhe më pas t’i përdorin ato për të krijuar struktura të qëndrueshme. Të ndihmojmë të tjerët të ndihmojnë veten e tyre është një mjet. Qëllimet tona të ardhshme janë njerëzit në Amerikën Qëndrore dhe Afrikë, qoftë si refugjatë apo në vendet e tyre.

 

Nach Oben